
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare kineze Wu Qian i bëri thirrje të enjten ShBA-së që të pranojë zhvillimin paqësor të Kinës në një mënyrë objektive dhe racionale, për të promovuar marrëdhëniet kino-amerikane dhe stabilitetin global.
Kur iu kërkua të komentonte në një konferencë shtypi për deklaratën e sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-së, Lloyd Austin, se dislokimi ushtarak i ShBA-së synon të kundërshtojë "sjelljen agresive ngacmuese të Kinës", Wu tha: "Kur bëhet fjalë për 'ngacmimin' në marrëdhëniet ndërkombëtare, pala amerikane është një nismëtare e denjë".
Zëdhënësi i kërkoi ShBA-së që të ndalojë përdorimin e ligjeve të saj të brendshme si parime ndërkombëtare dhe nxitjen e një "rendi hegjemonist" me ShBA-në në qendër.







