VCG

VCG

Kryeministri kinez Li Keqiang bëri thirrje për më shumë hapa politikë për të stabilizuar ekonominë e vendit dhe për ta rikthyer atë në rrugën normale.

Në një deklaratë të publikuar, cituar nga “Xinhua”, kryeministri Li nënvizoi gjatë një takimi ekzekutiv të Këshillit të Shtetit përpjekjet për të bërë të mundur që ekonomia të funksionojë brenda një intervali të duhur.

Ai deklaroi se ekonomia e Kinës përballet me presion në rritje dhe shumë subjekte të tregut janë në vështirësi, duke theksuar se zhvillimi është baza dhe çelësi për zgjidhjen e të gjitha problemeve në Kinë.

“Vendi duhet të koordinojë në mënyrë efikase parandalimin dhe kontrollin e Covid-19 me zhvillimin ekonomik dhe social dhe të marrë një sërë masash të synuara, të forta dhe efektive për të stabilizuar bazat e tij ekonomike”, -tha kryeministri Li në takim.

Ai paralajmëroi zbatimin e 33 masave në gjashtë fusha. Siç u deklarua në takim, politikat fiskale dhe ato të lidhura me to do të synojnë funksionimin e qëndrueshëm të subjekteve të tregut dhe do të sigurojnë punësim të qëndrueshëm.

VCG

VCG

Për sa u përket politikave financiare, do të dyfishohet shkalla e lehtësisë së mbështetjes për kreditë gjithëpërfshirëse për bizneset mikro dhe të vogla.

Në takim u theksua se Kina do të promovojë listimin e kompanive të platformës në tregjet vendase dhe të huaja në përputhje me ligjet dhe rregulloret, si dhe do të stabilizojë zinxhirët industrialë dhe të furnizimit, do të optimizojë politikat që mbështesin rihapjen e hershme të ndërmarrjeve dhe prodhimin e tyre me kapacitet të plotë.

Gjatë takimit u bë e ditur edhe se Kina do të rrisë numrin e fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, do të zbatojë masa për të lehtësuar udhëtimin e punonjësve të kompanive të huaja, do të nxisë shpenzimet konsumatore dhe investimet efektive, si dhe do të emetojë 300 miliardë juanë bono për ndërtimin e hekurudhave.

Kryeministri Li tha se për të garantuar sigurinë e energjisë, këtë vit në vend do të ndërtohen një grup hidrocentralesh dhe termocentralesh me qymyr.

VCG