
Asambleja Botërore e Shëndetësisë 2022 hapet në Gjenevë, 22 maj(Foto:VCG)
Asambleja Botërore e Shëndetësisë(ABSh) mori vendimin për të mos e përfshirë në rendin e ditës propozimin e paraqitur nga disa vende për ta ftuar Tajvanin të marrë pjesë si vëzhgues në këtë organ vendimmarrës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh). Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, ky është mospranimi i gjashtë radhazi i këtij propozimi nga ABSh-ja, gjë që tregon se parimi i“Një Kine” është një konsensus i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare që nuk mund të sfidohet. “Nismëtarët për ‘pjesëmarrjen e Tajvanit në ABSh’ nuk duhet të bëjnë përpjekje të kota” , thuhet në koment.
Kjo është mbledhja e parë me prani fizike e ABSh-së pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19. Solidariteti antipandemik është shpresa e përbashkët e botës. Mirëpo, ShBA-ja në prag të mbledhjes, përdori përsëri trukun e vjetër për ta ftuar Tajvanin të marrë pjesë në ABSh.
Sipas komentit të CMG-së, Tajvani është një pjesë e Kinës dhe pjesëmarrja e kësaj province ishullore në aktivitetet e institucioneve ndërkombëtare si OBSh-ja duhet të zhvillohet në përputhje me parimin e“Një Kine”. Kjo është përcaktuar në rezolutën nr.2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe rezolutën nr.25.1 të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë. Prandaj, propozimi i palës amerikane shkon kundër parimeve të Kartës së OKB-së dhe dëmton normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, është i paligjshëm dhe i pavlefshëm.
Që nga viti 2009 deri në vitin 2016, rajoni i Tajvanit merrte pjesë në ABSh me emrin “Tajpei Kinez”si vëzhgues. Ky ishte një rregullim i posaçëm ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit në bazë të “Konsensusit të vitit 1992” që njeh parimin e “Një Kine”. Mirëpo Partia Progresive Demokratike, pas mori pushtetin në Tajvan në vitin 2016, nuk pranoi ta njohë “Konsesusin e vitit 1992” dhe iu përkushtua “pavarësisë së Tajvanit”, prandaj nuk ekziston më baza politike për pjesëmarrjen e Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë.
Është absurde që, për të realizuar qëllimin e tyre, vendet pro propozimit të palës amerikane, spekuluan që “nuk duhet të ketë zbrazëti në sistemin antipandemik botëror”. Por në fakt, ky është argument pa bazë.
Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria qendrore e Kinës ka bërë rregullime të përshtatshme mbi bazën e parimit të “Një Kine” për pjesëmarrjen e Tajvanit në çështjet globale të shëndetësisë. Qeveria qendrore jo vetëm ftoi ekspertë tajvanezë të vizitonin qytetin Wuhan, por edhe ndau dhjetëra dokumente teknike dhe ofroi qasje për zotërimin e sekuencës gjenetike të virusit. Që nga prilli i vitit të kaluar, ekspertët tajvanezë kanë marrë pjesë në 44 aktivitete teknologjike të organizuara nga OBSh-ja. Ndërkohë, Tajvani ka marrë vazhdimisht njoftime për informacionet mbi epideminë nga Sekretariati i OBSh-së. Vala e re e shpërthimit të epidemisë në Tajvan është rezultat i paaftësisë së autoriteteve të tanishme tajvaneze, sipas komentit të Grupit Mediatik të Kinës.







