Foto: VCG

Foto: VCG

Që nga fillimi i pandemisë, Kina ka zhvilluar vaksina kundër Covid-19 nga pesë qasje të ndryshme. Deri më tani ka miratuar shtatë vaksina anti-Covid të bazuara në virusin e inaktivuar, vektorin viral dhe proteinën rekombinante.

Tre prej tyre janë miratuar për përdorim urgjent nga OBSH, bën të ditur “CGTN”.

Të paktën 10 vaksina mRNA janë duke u zhvilluar në Kinë dhe të gjitha janë ende në fazat e provës klinike, duke pasur parasysh vështirësitë, si rekrutimi i vullnetarëve të pranueshëm.