Foto: VCG

Foto: VCG

Shangai rifilloi pjesërisht të dielën transportin publik mes distrikteve, si pjesë e përpjekjeve të qytetit për të rivendosur sistemin e transportit publik hap pas hapi, njofton “Xinhua”.

Katër linjat kryesore të metrosë rifilluan shërbimet, me trenat që qarkulluan deri në orën 20:00, në intervale prej 20 minutash.

Një total prej 273 linjash autobusësh rifilluan gjithashtu shërbimet, duke mbuluar aeroportet e qytetit, stacionet hekurudhore dhe spitalet kryesore. Pasagjerët duhet të kenë përgjigje negative të testit të acidit nukleik të marrë brenda 48 orëve. Kërkohet gjithashtu mbajtja e maskave.