Një punonjës duke mirëmbajtur pajisjet në një fabrikë pambuku në Hami të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit, Kinë, 14 mars 2022. /CFP

Një punonjës duke mirëmbajtur pajisjet në një fabrikë pambuku në Hami të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit, Kinë, 14 mars 2022. /CFP

Një seminar në internet u mbajt të dielën mbi punësimin e punëtorëve nga Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit i Kinës Veriperëndimore.

Seminari, i organizuar nga Universiteti Jinan, me qendër në qytetin jugor kinez të Guangzhou-t, u ndoq nga mbi 50 ekspertë dhe studentë nga universitete të ndryshme kineze.

Mjedisi i përshtatshëm natyror, paga më e lartë dhe arsimi cilësor janë ndër arsyet kryesore që punëtorët nga Xinjiang-u kërkojnë mundësi pune jashtë rajonit, tha Chen Ning, një studiuese në Universitetin Jinan.

Ajo shtoi se të drejtat e punës, liria e besimit fetar dhe e drejta për përdorimin e gjuhëve e punëtorëve nga Xinjiang-u mbrohen plotësisht.

Nuk ka asnjë çështje të "punës së detyruar" në industrinë e pambukut në Xinjiang, pasi kjo industri ka një shkallë të lartë mekanizimi dhe ndjek standarde të larta pune, theksoi Li Hua, një tjetër studiues në Universitetin Jinan.

Li vuri në dukje se sanksionet lidhur me Xinjiang-un të vendosura nga Shtetet e Bashkuara kanë rritur kostot e transaksioneve në të gjitha hallkat e zinxhirit industrial, duke i bërë importuesit e konsumatorët amerikanë paguesit kryesorë të rritjes së kostove.

Wang Sha, studiues në Universitetin Jugperëndimor të Shkencave Politike dhe Drejtësisë, tha se të drejtat e banorëve të të gjitha kombësive në Xinjiang, duke përfshirë punësimin, të drejtat e punës dhe barazinë gjinore, mbrohen plotësisht.

Sipas tij, niveli arsimor dhe punësimi i grave të pakicave kombëtare në Xinjiang janë përmirësuar vazhdimisht, gjë që ndihmon në realizimin e vlerave të tyre individuale. (Artan)