Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria e Jashtme kineze ka përsëritur se çdo përpjekje për të luajtur me "kartën e Tajvanit" për të frenuar Kinën do të kundërshtohet me vendosmëri nga shumica dërrmuese e anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare dhe patjetër do të dështojë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin e bëri këtë koment në një deklaratë me shkrim të shtunën kur iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me mbështetjen e gjerë të bashkësisë ndërkombëtare për qëndrimin e Kinës për çështjet lidhur me Tajvanin në Asamblenë e ardhshme Botërore të Shëndetësisë (ABSh).

Ministria e Jashtme kineze tha se Kina nuk mund të pajtohet me pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në ABSh këtë vit, për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.

Sipas ministrisë, autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) janë të vendosura të paraqesin propozime mbi rajonin e Tajvanit me koston e shkeljes së procedurave të ABSh-së dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me qëllimin e vërtetë që të krijohen "dy Kina" ose "një Kinë, një Tajvan".

Mbështetja e gjerë prej bashkësisë ndërkombëtare tregon edhe një herë që "parimi i ‘Një Kine’ është fryma e përbashkët dhe prirja kryesore në botë", theksoi Wang Wenbin.

Sipas tij, gati 90 vende i kanë dërguar letra Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të shprehur angazhimin e tyre ndaj parimit të “Një Kine” dhe kundërshtimin ndaj pjesëmarrjes së Tajvanit në ABSh.