Foto nga VCG

Të shtunën ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i dërgoi një mesazh zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm tajlandez Don Pramudwunai.

Wang Yi i shprehu homologut të vet tajlandez ngushëllime për infektimin nga COVID-19 dhe i uroi shërim sa më të shpejtë.

"Kina dhe Tajlanda janë vende fqinje mike. Unë pres të takohem përsëri me Ju për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë ndërmjet dy vendeve," theksoi Wang Yi. (Fani/Artan)