Foto nga VCG

Kreditë gjithëpërfshirëse për bizneset e vogla dhe mikro nga bankat kryesore kineze u rritën me 850.4 miliardë juanë (rreth 125.94 miliardë dollarë) në tremujorin e parë, sipas rregullatorit bankar të vendit.

Në fund të marsit, gjashtë banka të mëdha shtetërore panë bilancin e tyre në kredi të tilla të arrijë në 7.3 trilionë juanë, njoftoi Komisioni Rregullator i Bankave dhe Sigurimeve të Kinës, citon “Xinhua”.

Komisioni bëri të ditur se do të udhëzojë bankat e mëdha për të thelluar shërbimet financiare për bizneset e vogla dhe mikro, në kuadër të ndërhyrjeve për mbështetjen e kredive dhe rregullimin e arsyeshëm të strukturës së kredisë për këto kompani.

Sipas të dhënave të Komisionit, në tremujorin e parë, bankat kryesore kineze dhanë hua për rreth 91.000 biznese të reja të vogla dhe mikro, afro 20.000 më shumë se një vit më parë.

Në një mbledhje të Këshillit të Shtetit javën e kaluar u njoftuan masa të reja për të ndihmuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe familjet e vetëpunësuara që të kapërcejnë vështirësitë. Për të rritur mbështetjen financiare për aktivitete të tilla, bankat kryesore shtetërore pritet të rrisin këtë vit huadhënien gjithëpërfshirëse për bizneset mikro dhe të vogla në një total prej 1.6 trilionë juanë. (Irma)