Foto nga VCG

Qytetet kineze rritën përdorimin e ujit të ricikluar vitin e kaluar pas përpjekjeve të intensifikuara mbarëkombëtare për të zhvilluar më shumë qytete që kursejnë ujin.

Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe Rural bëri të ditur se qytetet kineze përdorën gjithsej 16.1 miliardë metra kub ujë të ricikluar në vitin 2021, një rritje prej 18.9% nga niveli i vitit 2020, përcjell “Xinhua”.

Uji i ricikluar i referohet ujërave të zeza ose burimeve të ujërave të shiut që plotësojnë disa standarde të cilësisë dhe janë gati për ripërdorim pas trajtimit. Sipas ministrisë, që nga viti 2015, Kina ka ndërmarrë nisma në 50 zona për të mbledhur dhe ricikluar ujin e shiut. Deri në fund të vitit 2021, rreth 130 qytete ishin bërë vende të kursimit të ujit, duke shërbyer si një model dhe një forcë lëvizëse në përpjekjet për ruajtjen e ujit në Kinë. (Irma)