
foto/CGTN
Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës (CNOOC), kompania kryesore e furnizimit me gaz natyror të lëngshëm e vendit, tha të martën se kishte përfunduar ngritjen e kubesë së depozitave të gazit më të mëdha në botë në Yancheng të provincës Jiangsu të Kinës lindore.
Gjashtë depozitat gjigante me një kapacitet 270 000 metra kubë janë projektuar dhe prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina. Pas përfundimit, çdo depozitë do të jetë 60 metra e lartë, sa lartësia e Stadiumit Kombëtar në Pekin, dhe mund të zërë tre avionë “Boeing 747” njëkohësisht.
Kubeja është një përbërës i rëndësishëm i depozitave të gazit të lëngshëm. Ajo ka një shtrirje rreth 100 metra dhe përbëhet nga një unazë qendrore dhe 24 module të mëdha e të vogla. Hapësira maksimale e moduleve të kubesë është 46 metra, dhe një pjesë e vetme peshon 33 tonë.
"Pas përfundimit të ngritjes së kubesë, do të fillojmë menjëherë saldimin e saj dhe vendosjen e betonit të depozitave, duke hedhur një themel të hapave pasues. CNOOC-i është një udhëheqës botëror në projektimin dhe ndërtimin e pavarur të depozitave të gazit të lëngshëm ultra të mëdha,” tha për Grupin Mediatik të Kinës Yuan Bin, zëvendësmenaxheri i projektit të gazit natyror të lëngshëm “Yancheng” të CNOOC-ut.
Kjo vepër, që është pjesë e rëndësishme e planit të Kinës për një sistem prodhimi, furnizimi, depozitimi, marketingu dhe ndërlidhshmërie të gazit natyror, do të vihet në funksionim në dhjetor 2023. Ajo do të ketë një kapacitet vjetor të përpunimit të gazit prej 5.44 milionë tonësh, duke ulur me 17.07 milionë tonë lëshimin e dioksidit të karbonit dhe me 302.999 tonë të oksideve të azotit.







