foto/VCG

foto/VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij nga Timori Lindor, Jose Ramos-Horta, shkëmbyen mesazhe urimi të premten për 20-vjetorin e pavarësisë së Timorit Lindor dhe të vendosjes së lidhjeve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Xi vuri në dukje se gjatë 20 vjetëve të fundit, Timori Lindor ka zhvilluar në mënyrë aktive ekonominë dhe ka përmirësuar jetesën e njerëzve, duke treguar gjallëri të madhe.

Xi vuri në dukje se Kina dhe Timori Lindor kanë një histori të gjatë miqësie. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 20 vjet më parë, të dy palët kanë thelluar në mënyrë të vazhdueshme besimin e ndërsjellë politik, kanë bërë përparim solid në bashkëpunimin konkret dhe kanë thelluar shkëmbimet njerëzore e kulturore, dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë pasur një prirje të shëndetshme e të qëndrueshme zhvillimi, theksoi ai.

Duke thënë se i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Timorit Lindor, presidenti Xi vuri në dukje gjithashtu se është i gatshëm të punojë me presidentin Ramos-Horta për ta ngritur vazhdimisht partneritetin e gjithanshëm të bashkëpunimit miqësor të fqinjësisë së mirë, me besim të ndërsjellë dhe përfitime të përbashkëta, në një nivel të ri, në të mirë të të dy vendeve dhe popujve të tyre.

Në mesazhin e tij, Ramos-Horta tha se Timori Lindor vlerëson rolin kyç të Kinës në promovimin e paqes e të stabilitetit rajonal dhe botëror, dhe falënderoi palën kineze për mbështetjen e fortë gjatë procesit të zhvillimit të vendit të tij.

Timori Lindor do të forcojë bashkë me Kinën miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet të dy palëve, shtoi ai.

Po të premten, edhe kryeministri kinez Li Keqiang shkëmbeu mesazhe urimi me kryeministrin e Timorit Lindor Taur Matan Ruak për përvjetorin e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.