Foto nga VCG

Më shumë se 81 milionë turistë, vendas dhe të huaj, vizituan provincën kineze Hainan në vitin 2021, e barabartë me 97.5% të vizitave në vitin 2019, deklaruan autoritetet lokale, citon “Xinhua”.

Qeveria provinciale njoftoi në një konferencë shtypi se të ardhurat totale të turizmit të Hainan arritën në rreth 138.4 miliardë juanë (rreth 20.4 miliardë dollarë) gjatë kësaj periudhe, një rritje prej 30.9% krahasuar me 2019-n.

Nga viti 2019 deri në vitin 2021, shitjet totale të blerjeve pa taksa në ishull tejkaluan 100 miliardë juanë. Sipas qeverisë provinciale, në fund të vitit 2021 kishte 10 dyqane të këtij lloji, me mbi 1400 marka ndërkombëtare të konsumit. Kina synon ta transformojë Hainan-in në një qendër ndërkombëtare të turizmit dhe konsumit deri në vitin 2025, si dhe një destinacion turizmi dhe konsumi të ndikuar globalisht deri në vitin 2035. (Irma)