Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Më 19 maj, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbajti videofjalim në ceremoninë e hapjes të takimit të ministrave të Jasthëm të vendeve të BRICS-it.

Xi vuri në dukje se me ndikimet nga ndryshimet e situatës botërore dhe pandemisë, faktorët të paqëndrueshëm, të paqartë dhe të pasigurtë janë më të dukshëm. Por tema e epokës për paqe dhe zhvillim nuk ka ndryshuar. Kërkesat e popujve të botës për jetesë të mirë nuk kanë ndryshuar dhe misioni historik i komunitetit ndërkombëtar për bashkëpunim dhe bashkëfitim nuk ka ndryshuar. Si një forcë pozitive, progresive dhe konstruktive në komunitetin ndërkombëtar, vendet e BRICS-it duhet të forcojnë besimet e tyre, të përballen me stuhinë, të promovojnë zhvillimin paqësor me veprime praktike, të ruajnë barazinë dhe drejtësinë, të promovojnë demokracinë dhe lirinë dhe të injektojnë stabilitet dhe energji pozitive në marrëdhëniet ndërkombëtare që po ndodhen në një periudhë me luhatje dhe reformim.

Xi theksoi që historia dhe faktet e tanishme na tregojnë që sakrifikimi i sigurisë së të tjerëve dhe kërkimi njëanësh për vetësiguri do të shkaktojë divergjenca dhe rreziqe të reja. Vendet e BRICS-it duhet të shtojnë besimin e ndërsjellë politik dhe bashkëpunimin e sigurisë, të komunikojnë dhe koordinojnë ngusht për çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale, të akomodojnë interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëri-tjetrit, të respektojnë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të njëri-tjetrit, të kundërshtojnë hegjemonizmin dhe politikën e pushtetit, dhe t'i rezistojë mentalitetit të Luftës së Ftohtë dhe konfrontimit në grup, si dhe të ndërtojë një komunitet me siguri të përbashkët të njerëzimit.

Xi theksoi gjithashtu që zhvillimi është detyra e përbashkët për ekonomitë e reja dhe vendet në zhvillim. Përpara sfidave dhe rreziqeve të ndryshme, është më e rëndësishme se kurrë më parë që të forcohet bashkëpunimi dhe bashkimi mes ekonomive të reja dhe vendeve në zhvillim.