
VCG
Presidenti kinez Xi Jinping inkurajoi të mërkurën një grup studiuesish të rinj të kthyer nga jashtë vendit për të ndihmuar në përpjekjet e Kinës për të forcuar vetëmbështetjen në shkencë dhe teknologji.
Në një letër përgjigjeje ndaj studiuesve të rinj të Universitetit të Nankinit, Xi gjithashtu u bëri thirrje atyre që të kontribuojnë në rritjen e besimit kulturor dhe realizimin e Ëndrrës Kineze për përtëritjen kombëtare.
120 të rinjtë që iu bashkuan Universitetit të Nankinit pas studimeve jashtë vendit i shkruan presidentit për t’i treguar lidhur me veprimtarinë e tyre mësimdhënëse dhe kërkimore. Ata shprehën vendosmërinë për të ndjekur rrugën e brezave të shkencëtarëve dhe për të kontribuuar në zhvillimin e vendit.
Sivjet është 120-vjetori i themelimit të Universitetit të Nankinit. Një numër i madh studiuesish të kthyer në Kinë nga jashtë vendit kanë punuar në këtë universitet përgjatë viteve, duke përfshirë gjeologun Li Siguang (1889-1971) dhe fizikanin bërthamor Cheng Kaijia (1918-2018).
Xi përshëndeti studiuesit e rinj dhe uroi stafin e universitetit, studentët dhe të diplomuarit për përvjetorin.
Kina është zotuar të rrisë vetëmbështetjen tekniko-shkencore dhe të ketë arritje në teknologjitë bazë, sipas planit të vet të fundit të zhvillimit.







