VCG

VCG

Ekspertët kinezë të shëndetësisë kanë ripërsëritur domosdoshmërinë dhe urgjencën që qytetarët e moshuar të marrin vaksinën kundër Covid-19, pasi rrugët lokale të transmetimit ende nuk janë ndërprerë plotësisht në disa rajone. Sipas statistikave, të moshuarit janë një grup me rrezik të lartë për të vuajtur simptoma të rënda, tha Wang Guiqiang, një ekspert nga departamenti i sëmundjeve infektive të Spitalit të Parë Universitar të Pekinit. Ai theksoi se nivelet e antitrupave te të moshuarit pas marrjes së dy dozave të vaksinës anti-Covid janë relativisht më të ulëta se ato të të rinjve, por antitrupat do të rriten me shpejtësi pas vaksinimit përforcues te të moshuarit, citon “Xinhua”. "Marrja e të tre dozave të vaksinës mund të parandalojë në mënyrë efektive rastet e rënda dhe vdekjet te të moshuarit", -tha ai.

Wang Huaqing, një ekspert në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se të moshuarit, kryesisht me kushte themelore mjekësore, ka të ngjarë të shohin përkeqësimin e simptomave dhe komplikimeve aktuale pasi të infektohen.

VCG

VCG

Statistikat tregojnë se në mesin e njerëzve të moshës 60 vjeç e lart, incidenca e simptomave të rënda tek ata që nuk ishin vaksinuar ose kishin marrë vetëm një dozë vaksine ishte më shumë se 20 herë më e lartë se tek ata që kishin marrë dy ose tri doza vaksine.

Ekspertët kërkuan gjithashtu përpjekje për t'u ofruar lehtësi të moshuarve për sa i përket vaksinimit dhe për të rritur procesin e vaksinimit për ata që jetojnë në institucione të kujdesit për të moshuarit.