Foto: VCG

Foto: VCG

Studiuesit kinezë kanë kritikuar përpjekjet e politikanëve antikinezë në Shtetet e Bashkuara për t'u hequr banorëve të Xinjiang-ut mundësitë e zhvillimit duke sajuar gënjeshtrën për "punën e detyruar" në këtë rajon.

Në një konferencë shtypi të mbajtur të premten në kryeqendrën e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore Urumqi, Cao Wei, profesor i asociuar në Universitetin e Lanzhou-t, tha se prej frikës së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, disa ndërmarrje nuk guxojnë të punësojnë punëtorë të kombësisë ujgure. Kjo gjë do të çojë në rritjen e shkallës së papunësisë dhe uljen e standardit të jetesës së popullsisë ujgure.

Politikanët antikinezë në Shtetet e Bashkuara janë fajtorët që po u heqin banorëve të Xinjiang-ut mundësinë e zhvillimit nën maskën e të drejtave të njeriut, theksoi Cao.

Ildos Murat, nënkryetar i Federatës së Sindikatave të Xinjiang-ut, tha se në fakt, Shtetet e Bashkuara janë vendi ku puna e detyruar është ende e rrënjosur thellë në shekullin e 21-të. Emigrantët janë viktimat kryesore, kurse qeveria amerikane u është shmangur detyrimeve për t'i mbrojtur ata.

“Sipas hulumtimeve nga institucionet akademike në ShBA, të paktën 500 000 veta në ShBA i nënshtrohen skllavërisë moderne dhe punës së detyruar”, theksoi Ildos Murat. "Pavarësisht se sa egërsisht përpiqen forcat antikineze në ShBA ta përbaltin Xinjiang-un për çështjet e punës, ato kurrë nuk mund të mbulojnë provën e fortë se janë Shtetet e Bashkuara që kanë shkelur të drejtat e punës." (Artan)