Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës kritikoi të hënën palën amerikane për firmosjen e një projektligji mbi rajonin e Tajvanit të Kinës, duke e quajtur veprimin e ShBA-së si shkelje të premtimit për ndjekjen e parimit të “Një Kine”.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian, 16 maj, Pekin(Foto:Ministria e Punëve të Jashtme)

Zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian, 16 maj, Pekin(Foto:Ministria e Punëve të Jashtme)

Presidenti amerikan Joe Biden firmosi të premten e kaluar një projektligj që “urdhëron sekretarin e Shtetit të hartojë një strategji për rifitimin nga Tajvani të statusit të vëzhguesit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBT)”.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian u shpreh në një konferencë shtypi të hënën se projektligji është një shkelje e rëndë e parimit të “Një Kine” dhe e tre komunikatave të përbashkëta Kinë-ShBA, dhe përbën një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kinës.

Sipas tij, Pekini shpreh pakënaqësi të fortë dhe kundërshtim të vendosur për këmbënguljen e Uashingtonit për kthimin e projektligjit në ligj.

“Rajoni i Tajvanit i Kinës duhet të ndjekë parimin e ‘Një Kine’ për të marrë pjesë në veprimtaritë e organizuara nga OBSh-ja”, theksoi Zhao.

Selia e OBSh-së, Gjenevë(Foto:VCG)

Selia e OBSh-së, Gjenevë(Foto:VCG)

Ai e nxiti ShBA-në të mos e shfrytëzojë këtë projektligj për ta ndihmuar Tajvanin të zgjerojë të ashtuquajturën “hapësirë ndërkombëtare”. “Përndryshe, marrëdhëniet kino-amerikane dhe paqja e qëndrueshmëria ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit do të dëmtohen më tej”, vuri në dukje zëdhënësi.

Mbledhja vjetore e Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, organi vendimmarrës i OBSh-së, do të fillojë më 22 maj.

Para vitit 2016, rajoni i Tajvanit mund të merrte pjesë në këtë asamble nëpërmjet një marrëveshjeje të posaçme të arritur pas konsultimeve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës mbi bazën e “Konsensusit të vitit 1992”, që mishëron parimin e “Një Kine” dhe të miratuar nga të dy palët.

Mirëpo, që nga viti 2016, Partia Progresive Demokratike e kësaj province ishullore të Kinës nuk pranoi të njihte “Konsensusin e vitit 1992”, duke u larguar nga zbatimi i parimit të “Një Kine” dhe duke synuar agjendën e separatizmit. Pjesa kontinentale e Kinës ka theksuar se këto veprime kanë dëmtuar bazën politike për pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në veprimtaritë e OBSh-së.

Tajvan(Foto:VCG)

Tajvan(Foto:VCG)

Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijiang tha se qeveria qendrore i kushton rëndësi të madhe shëndetit e mirëqenies së bashkatdhetarëve në Tajvan dhe ka bërë rregullimet e duhura për pjesëmarrjen e Tajvanit në çështjet globale të shëndetësisë në përputhje me parimin e “Një Kine”.(Zhang Yan/Artan)