Një artikull nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping mbi çështjet kryesore teorike dhe praktike në lidhje me zhvillimin e Kinës u publikua të hënën.

Pekin(Foto:VCG)

Pekin(Foto:VCG)

Artikulli i Xi Jinping-ut, gjithashtu president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, u botua në numrin e 10-të të këtij viti të organit qendror të Komitetit Qendror të PKK-së, revistës “Qiushi”.

Sipas artikullit, teksa Kina po hyn në një fazë të re zhvillimi, mjedisi i saj i brendshëm dhe mjedisi i jashtëm kanë pësuar ndryshime të thella. Vendi përballet me çështje të reja madhore që duhet të kuptohen siç duhet.

Artikulli thekson gjithashtu nevojën për të kuptuar siç duhet objektivin strategjik të realizimit të lulëzimit të përbashkët dhe rrugët që duhen ndjekur për arritjen e tij.

Për të arritur lulëzimin e përbashkët, Kina duhet së pari të krijojë sa më shumë të mira nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të njerëzve dhe më pas t’i ndajë siç duhet ato nëpërmjet strukturës së arsyeshme institucionale, sugjeron artikulli.

Kina duhet të forcojë zbatimin e politikës “puna në plan të parë” në synimin e zhvillimit me cilësi të lartë dhe të përdorë më mirë rolin e rritjes ekonomike në nxitjen e punësimit.

Distrikti Anji, provincë Zhejiang(Foto:VCG)

Distrikti Anji, provincë Zhejiang(Foto:VCG)

Sipas artikullit, duhet të ofrohen shërbimet publike bazë në mënyrë të shënjestruar në fushat me interes më të madh për njerëzit, si arsimi, shëndetësia, kujdesi për të moshuarit dhe strehimi.

Duke theksuar nevojën për të kuptuar natyrën e kapitalit dhe ligjet e sjelljes së tij, artikulli kërkon që të shfrytëzohet roli pozitiv i kapitalit në kushtet e ekonomisë socialiste të tregut, duke frenuar efektivisht efektet e tij negative.

Kina do të forcojë mbikëqyrjen efektive të kapitalit në përputhje me ligjin dhe do të parandalojë rritjen e pakontrolluar të tij.

Për sa i përket furnizimit me lëndë të para, artikulli thekson zbatimin e strategjisë së gjithanshme të ruajtjes të burimeve.

Duhet të bëhen përpjekje për të garantuar sigurinë absolute të drithërave dhe për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe përqindjen e vetëmjaftueshmërisë së bimëve vajore.

Centrali fotovoltaik, Xinjiang,Kinë(Foto:VCG)

Centrali fotovoltaik, Xinjiang,Kinë(Foto:VCG)

Duhet të bëhen më shumë përpjekje për të kuptuar siç duhet, për t'u mbrojtur dhe për të zbutur rreziqet kryesore, thuhet më tej në artikull, ku theksohet gjithashtu nevoja për kuptimin e duhur të objektivave të kulmit dhe asnjanësimit të karbonit.

Sipas artikullit, Kina duhet të forcojë përdorimin e pastër e efikas të qymyrit dhe të rrisë kapacitetin përthithës të energjisë së re.(Artan)