Foto: VCG

Foto: VCG

Eksportet e tekstilit dhe veshjeve të Kinës ruajtën vrullin e rritjes në katër muajt e parë të vitit, njoftoi Këshilli Kombëtar i Tekstileve dhe Veshjeve të Kinës, duke cituar të dhëna nga doganat kineze, citon “Xinhua”.

Eksportet e tekstilit dhe veshjeve u rritën 8.65 për qind nga viti në vit në 95.84 miliardë dollarë amerikanë nga janari në prill, treguan të dhënat.

Eksportet e tekstilit arritën në 48.82 miliardë dollarë, 11.14 për qind më shumë se një vit më parë dhe eksportet e veshjeve ishin 47.02 miliardë dollarë, një rritje prej 6.17 për qind nga viti në vit.

Vetëm në prill, eksportet e tekstilit të vendit u rritën me 1.63 për qind nga viti në vit në 23.59 miliardë dollarë.