
Foto:VCG
Presidenti kinez Xi Jinping uroi të shtunën sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan për marrjen e presidencës së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), njofton “Xinhua”.
Në një mesazh urimi, presidenti Xi theksoi se që nga vendosja e lidhjeve diplomatike mes dy vendeve, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të gjithanshme dhe të thelluar.
Të dyja palët kanë mbështetur gjithmonë njëra-tjetrën në mënyrë të vendosur për çështjet që kanë të bëjnë me interesat e tyre përkatëse dhe shqetësimet kryesore, kanë mbajtur bashkëpunim të frytshëm praktik në fusha të ndryshme dhe kanë arritur rezultate të dukshme në luftën e përbashkët kundër pandemisë COVID-19, tha Xi, duke shtuar se miqësia mes popujve të dy vendeve është thelluar vazhdimisht.
Duke vënë në dukje se ai i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Emiratet e Bashkuara Arabe, presidenti Xi tha se është i gatshëm të punojë me presidentin Mohamed për të thelluar partneritetin gjithëpërfshirës strategjik Kinë-EBA për të mirën e dy vendeve dhe popullit të tyre.







