Foto:VCG

Foto:VCG

Banka Qendrore e Kinës njoftoi se do të përdorë mjete të ndryshme monetare për të mbajtur likuiditetin në një nivel të mjaftueshëm duke siguruar një rritje të qëndrueshme të kredisë, bën të ditur “Xinhua”.

Ndërsa raporti i vlerës makro të vendit ka të ngjarë të rritet, ai do të qëndrojë brenda një intervali të arsyeshëm, njoftoi Banka Popullore e Kinës përmes një deklarate në internet.

Deklarata erdhi pas publikimit të të dhënave të rritjes së kredisë në prill, të cilat treguan një tkurrje të mprehtë të kredive të reja në juanë nga niveli i marsit, duke reflektuar një rënie të kërkesës për financim nga kompanitë pjesërisht për shkak të ndikimit të pandemisë.

Banka Qendrore njoftoi se do të vazhdojë të ulë koston e financimit për kompanitë dhe të ofrojë mbështetje të synuar për ata që janë goditur më shumë nga pandemia. (Irma)