Foto:VCG

Foto:VCG

Kina ka ndërtuar një kapacitet të tillë për të mbledhur dhe testuar gati 57 milionë mostra të acidit nukleik çdo ditë, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, citon “Xinhua”.

Aktualisht, 153.000 teknikë në 13.000 institucione mjekësore në të gjithë vendin kryejnë këto teste për virusin Covid-19, tha Guo Yanhong, zyrtar i komisionit.

Falë përparimit të rëndësishëm në kapacitetin e testimit të acidit nukleik gjatë dy viteve të fundit, banorët në metropolet e Kinës mund të gjejnë shumë lehtësisht një vend për të bërë testin, shtoi Guo.

Sipas tij, autoritetet lokale inkurajohen të vendosin jo vetëm mjekë dhe infermierë për testimin, por edhe njerëz me kualifikime teknike përkatëse. (Irma)