foto/VCG

foto/VCG

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij kroat Zoran Milanoviç shkëmbyen mesazhe urimi të premten për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Në mesazhin e tij, presidenti Xi theksoi se, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike para 30 vjetëve, Kina dhe Kroacia e kanë respektuar gjithmonë njëra-tjetrën dhe e kanë trajtuar si të barabartë, duke shtuar se marrëdhëniet dypalëshe i kanë qëndruar sprovës së ndryshimeve të gjendjes ndërkombëtare.

Falë përpjekjeve të tyre të përbashkëta, Kina dhe Kroacia kanë stabilizuar besimin e ndërsjellë politik dhe kanë arritur rezultate pozitive në bashkëpunimin për ndërtimin e “Një brez, një rrugë”, duke sjellë përfitime për popujt e të dy vendeve, tha Xi.

Përballë sfidave të shkaktuara nga COVID-19, Kina dhe Kroacia janë bashkuar për të luftuar pandeminë dhe kanë shkruar një histori të re të miqësisë dypalëshe, shtoi ai.

Duke vënë në dukje se i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, presidenti Xi u shpreh se është i gatshëm të punojë me presidentin Milianoviç për ta shfrytëzuar 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike si një mundësi për të konsoliduar besimin e ndërsjellë politik ndërmjet dy vendeve, për të forcuar ndërlidhjen e strategjive të zhvillimit të tyre dhe për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, duke sjellë përfitime për dy vendet dhe popujt e tyre. (Fang Xiaoyu/Artan)