
Kryetari i Fondit Kombëtar për Demokracinë (NED) të ShBA-së, Damon Wilson, vizitoi në krye të një delegacioni disa ditë më parë Tajvanin, duke shpallur se NED-i do të zhvillojë konferencën botërore “Lëvizja për Demokracinë Botërore” bashkë me organizatën për “pavarësinë e Tajvanit” në tetor të këtij viti. Ky është një tjetër shembull i mbështetjes nga NED-i të forcave të “pavarësisë së Tajvanit” nën petkun e së ashtuquajturës “demokraci”.
Misioni i NED-it është të zbatojë urdhrat e qeverisë amerikane nën pretekstin e “demokracisë” për të kryer përmbysje, infiltrim dhe sabotim në vendet e synuara dhe për t’u shërbyer interesave strategjike të ShBA-së. Prandaj, NED-i është bërë i njohur ndërkombëtarisht si "CIA e dytë".
Kudo ku gjendet NED-i ka patjetër trazira. Nga "Revolucioni portokalli" i Ukrainës te "Pranvera arabe", ai ka qenë në prapaskenë. Në vitin 2020, NED-i nxiti protesta dhe demonstrata në Tajlandë, duke kërkuar që qeveria tajlandeze të ndryshojë kushtetutën dhe duke ndërhyrë në punët e brendshme të Tajlandës. Në Venezuelë, NED përdori mediat sociale dhe planifikoi dhunën në rrugë në përpjekje për të rrëzuar qeverinë venezueliane. NED-i madje e ka Kinën objektivin kryesor të aktiviteteve të saj dhe mbështet forca të tilla djallëzore si ato të "pavarësisë së Xinjiang-ut", "pavarësisë së Tibetit", "pavarësisë së Tajvanit" dhe "pavarësisë së Hong-Kongut", duke kontribuuar në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të frenuar Kinën.
Eksperti amerikan mbi çështjet e Amerikës Latine Robert Maguire, duke analizuar nxitjen nga NED-i të një grushti shteti të dhunshëm në Haiti, është shprehur: “Ajo që eksporton ShBA-ja, nuk është demokracia, por trazirat dhe frika”. Në të vërtetë, kjo është “fytyra” e vërtetë e NED-it. (Fang Xiaoyu/Artan)







