
VCG
Kina është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ndihmë të plotë për Korenë e Veriut në luftën kundër epidemisë së COVID-19, tha të enjten Ministria e Jashtme kineze.
Në një konferencë të rregullt shtypi, zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian theksoi se Kina dhe Koreja e Veriut kanë fqinjësi të ngushtë dhe një traditë të mirë kujdesi për njëra-tjetrën.
Duke vënë në dukje se Kina e vlerëson mbështetjen e vendosur të Koresë së Veriut në luftën kundër COVID-19, Zhao tha se pala kineze e ndien veten të lidhur thellësisht me atë që po përjeton Koreja e Veriut përballë sfidave prej përhapjes së COVID-19.

VCG
"Si vende shokë, fqinj dhe miq, Kina është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ndihmë të plotë për Korenë e Veriut në luftën e saj kundër epidemisë," theksoi ai.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) raportoi të enjten se Koreja e Veriut konfirmoi rastin e parë të COVID-19 në më shumë se dy vjet.
Media shtetërore koreanoveriore tha se në mostrat që u mblodhën nga një grup pacientësh në kryeqytetin e vendit Phenian të dielën u zbulua një nënlloj i variantit shumë të transmetueshëm të koronavirusit “Omicron”, i njohur si BA.2.







