
VCG
Ministria kineze e Burimeve Ujore aktivizoi të martën një reagim emergjent të Nivelit IV për kontrollin e përmbytjeve, pasi reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë zonat jugore të vendit.
Qendra Kombëtare Meteorologjike bëri të ditur se në Guangxi, Guangdong, Jiangxi dhe Fujian pritet të ketë rrebeshe shiu. Në disa zona pritet të ketë deri në 60 mm reshje shiu në orë, të shoqëruara me stuhi, përcjell “Xinhua”.
Ministria njoftoi se ekipet e punës janë dërguar në Guangdong dhe Guangxi për të udhëhequr zbatimin e masave paraprake, duke përfshirë monitorimin për fatkeqësitë, patrullimin e digave dhe rezervuarëve dhe parandalimin e përmbytjeve.

VCG







