VCG

VCG

Banka qendrore e Kinës bëri të ditur se roli drejtues i mjeteve strukturore të politikës monetare duhet të shfrytëzohet plotësisht. Sipas një raporti të publikuar nga Banka Popullore e Kinës, cituar nga “Xinhua”, duhet të bëhen përpjekje për të shfrytëzuar mirë politikat e ripagimit dhe shtyrjes për të mbështetur bujqësinë, bizneset mikro dhe të vogla.

Në dokument thuhet se banka qendrore do të përdorë më mirë kreditë gjithëpërfshirëse për bizneset mikro dhe të vogla, si dhe do të rrisë mbështetjen për bizneset që lidhen me bujqësinë dhe sektorët e goditur rëndë nga Covid-19.

Po ashtu, në tekst thuhet se do të jepen pagesa speciale për të mbështetur përdorimin e pastër dhe efikas të qymyrit dhe do të përmirësohet mbështetja për impiantet e mëdha të erës dhe fotovoltaike, si dhe për rinovimin dhe përmirësimin e impianteve të qymyrit përreth.

Sipas raportit, do të nxitet gjithashtu zbatimi i pagesave speciale për inovacionin shkencor-teknologjik dhe kujdesin gjithëpërfshirës për të moshuarit.