“Biznesmenët larg deri në Sri-Lankë, bujqit në Mozambik, familjet e vendeve të varfra të botës po i ndiejnë goditjet (nga ngritja e normës së interesit e Fed-it)”, shkruan Paul Wiseman, gazetari i AP-së.

Foto:VCG

Foto:VCG

Javën e kaluar, Rezerva Federale e ShBA-së deklaroi ngritjen me 50 pikë bazë të normës së interesit dhe do të fillojë nga qershori rrudhjen e bilanceve, në mënyrë të përballojë inflacionin më të lartë në katër dekadat e fundit nëpërmjet politikës agresive shtrënguese monetare. Kjo ka ngjallur shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për luhatjet në ekonominë botërore dhe tregjet financiare.

“Si me politikat e mëparshme, si e interesit zero apo e lehtësimit sasior, ashtu edhe ato aktuale shtrënguese, ShBA-ja është mësuar ta zhvendosë krizën e vet në botën e jashtme. Kjo do të ndikojë rëndë në rigjallërimin e ekonomive të reja pas pandemisë”, shkruhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

Nga një anë, ngritja e normës së interesit ka fuqizuar pasuritë në dollarë amerikanë, duke acaruar rreziqet e daljes së kapitaleve nga ekonomitë e reja dhe zhvlerësimin e monedhave vendore dhe duke vënë shumë vende në rrezik të lartë për dështimin e shlyerjes së borxheve. Muajin e kaluar, FMN-ja paralajmëroi se 60 % e vendeve në zhvillim me të ardhura të ulëta ose kanë ndier presionin e borxheve, ose po ndodhen para këtij rreziku.

Foto:VCG

Foto:VCG

Nga ana tjetër, zhvlerësimi i monedhave të vendeve të tjera do të dobësojë fuqinë blerëse të banorëve vendorë, duke cenuar procesin e rigjallërimit ekonomik.

Profesori i politikave ekonomike ndërkombëtare në Universitetin e Sao-Paulos të Brazilit Marcos Pires vuri në dukje se ShBA-ja ka në dorë “monedhën globale”, dollarin. “Çdo ndryshim i dollarit amerikan mund të ndikojë në monedhat e vendeve të tjera. Por, ata i përdorin sanksionet vetëm për interesat e veta, pa marrë parasysh vendet e tjera. Kjo pasqyron hegjemoninë e korporatave finanicare amerikane”, tha profesori Pires.

Në fakt, pas vendosjes së hegjemonisë së dollarit amerikan, kjo metodë e ‘korrjes’ së pasurive botërore, është përdorur shumë herë. Për shembull, në dhjetorin e vitit 2015, Fed-i nisi ciklin e ri të ngritjes së normës së interesit. Vetëm në vitin 2018, ai e ngriti katër herë interesin. Po atë vit, monedha argjentinase peso u zhvlerësua 50.56% dhe inflacioni arriti në 47.6%. Monedha braziliane real u zhvlerësua 20 %.

“Por, këtë herë, edhe pse ShBA-ja bëri kthesë së fortë në politikën monetare, tregu përsëri është plot atmosferë pesimiste. Sipas CNN-it, mundësia e ndodhjes së recesionit ekonomik në ShBA në 12 muajt e ardhshëm ka arritur në 33%. Si ekonomia më e madhe e botës, nëse ShBA-ja bie në recesion, kjo do të sjellë pa dyshim rrezikun e përhapjes. Prandaj, mbarë bota duhet të jetë vigjilente”, përfundon komenti i CMG-së.