Presidenti kinez Xi Jinping, gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, do të marrë pjesë në një tubim madhështor në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin të martën, për të shënuar 100-vjetorin e themelimit të Rinisë Komuniste.
Presidenti Xi, njëherësh dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, do të mbajë një fjalim të rëndësishëm në këtë event.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga Grupi Mediatik i Kinës dhe në “Xinhuanet.com”. Ai gjithashtu do të ritransmetohet njëkohësisht në disa uebsajte të tjera kryesore të lajmeve, duke përfshirë “People.cn”, “Cctv.com” dhe “China.com.cn”.







