
Masat anti-epidemike në Pekin(Foto:VCG)
Situata aktuale e epidemisë së Covid-19 në Kinë po merr një kthesë për mirë, deklaroi Wu Liangyou, nënkryetari i divizionit të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në Komisionin Kombëtar të Shëndetit (NHC), citon “Xinhua”.
Ai theksoi se gjatë festës pesëditore të Ditës së Punës, situata epidemike në vend ka mbetur kryesisht nën kontroll.
Sipas Wu, Shangai po sheh një rënie të vazhdueshme të numrit të infeksioneve të reja ditore, ndërsa Pekini ka zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit duke kryer teste masive të acidit nukleik në zonat kryesore dhe duke miratuar masa aktive të kontrollit.


Masat anti-epidemike në Pekin(Foto:VCG)
Sidoqoftë, Wu paralajmëroi se disa provinca, përfshirë Liaoning, Zhejiang dhe Henan, po shohin valë të reja të epidemisë dhe burimet ende nuk janë përcaktuar. Ai bëri thirrje për përpjekje urgjente për t'iu përgjigjur infeksioneve të zonave rajonale.
Zyrtari i Komisionit Kombëtar të Shëndetit tha se NHC dhe departamentet e tjera të lidhura me të do të vazhdojnë të drejtojnë autoritetet rajonale në zbatimin rigoroz të masave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, në mënyrë që të përforcohet mbrojtja kundër virusit. (Irma)







