Kina vendos rekord të ri në transmetimin e gjendjeve kuantike në largësi të mëdha ndërmjet dy stacioneve tokësore mbi 1 200 kilometra nëpërmjet një sateliti eksperimentesh shkencore kuantike. /CMG

Kina vendos rekord të ri në transmetimin e gjendjeve kuantike në largësi të mëdha ndërmjet dy stacioneve tokësore mbi 1 200 kilometra nëpërmjet një sateliti eksperimentesh shkencore kuantike. /CMG

Shkencëtarët kinezë arritën një rekord në realizimin e transmetimit të gjendjeve kuantike midis dy stacioneve tokësore mbi 1200 kilometra larg njëri-tjetrit nëpërmjet një sateliti eksperimentesh shkencore kuantike. Kjo simbolizon një hap gjigant drejt ndërtimit të një rrjeti global të përpunimit të informacionit dhe komunikimit kuantik.

Eksperimenti u drejtua nga Pan Jianwei, profesor i fizikës në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës. Artikulli përkatës, me bashkautorë Pan Jianwei-n dhe anëtarët e ekipit të tij, u botua në revistën ndërkombëtare “Physical Review Letters” më 26 prill.

Pamje e artikullit me bashkautorë Pan Jianwei-n dhe anëtarët e ekipit të tij, 26 prill 2022.

Pamje e artikullit me bashkautorë Pan Jianwei-n dhe anëtarët e ekipit të tij, 26 prill 2022.

Kina lëshon satelitin e parë kuantik në botë, të njohur si Eksperimentet Kuantike në Shkallë Hapësinore, 16 gusht 2016. /CMG

Kina lëshon satelitin e parë kuantik në botë, të njohur si Eksperimentet Kuantike në Shkallë Hapësinore, 16 gusht 2016. /CMG

Më 16 gusht 2016, Kina lëshoi satelitin e parë kuantik në botë, të njohur si Eksperimentet Kuantike në Shkallë Hapësinore (QUESS) dhe të mbiquajtur "Micius", sipas një filozofi të lashtë kinez. Vetëm atëherë, me platformën “Micius”, ekipi hulumtues kuptoi së pari ndërthurjen dhe shpërndarjen midis dy stacioneve të ndryshme më shumë se 1000 kilometra larg njëri-tjetrit, gjë që ofroi burime të vlefshme të shpërndarjes e ndërthurjes për eksperimentet e komunikimit kuantik.(Artan)