
Foto:VCG
Banka Qendrore e Kinës njoftoi se ka rritur pjesën e saj të kreditimit të qymyrit me 100 miliardë juanë të tjerë (rreth 15.11 miliardë dollarë), për të mbështetur përdorimin e pastër dhe efikas të lëndës djegëse.
Tarifa shtesë e rihuamarrjes do të përdoret për të mbështetur zhvillimin dhe përdorimin e qymyrit, si dhe për të përmirësuar kapacitetin rezervë të burimit, bën të ditur “Xinhua”.
“Do t'i jepet përparësi sigurisë së prodhimit dhe ruajtjes, si dhe rritjes së furnizimit për kompanitë e energjisë me qymyr”, -shpjegoi Banka Popullore e Kinës (PBOC).
Manovra synon të stabilizojë zinxhirët industrialë dhe të furnizimit dhe të mbajë treguesit kryesorë ekonomikë të vendit brenda një intervali të përshtatshëm, pasi kompleksiteti i mjedisit global dhe luhatjet në çmimet ndërkombëtare të energjisë paraqesin pasiguri dhe sfida në rritje për sigurinë, bëri të ditur PBOC.
Në një takim ekzekutiv të Këshillit të Shtetit nëntorin e kaluar, vendi vendosi të nisë një program të synuar të rihuadhënies me një kuotë prej 200 miliardë juanë për ta bërë përdorimin e qymyrit më të pastër dhe më efikas, në kuadrin e përpjekjeve për një mjedis të gjelbër dhe me emetime më të ulëta të karbonit. (Irma)







