
Foto:VCG
Vlera e tregtisë së shërbimeve të Kinës u rrit 25.8% nga viti në vit në tremujorin e parë të vitit, bëhet e ditur nga nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.
Sipas shifrave, vlera totale e tregtisë ishte 1,460 miliardë juanë (rreth 221,86 miliardë dollarë).
Eksportet e shërbimeve u rritën 30.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në 713,98 miliardë juanë, ndërsa importet e shërbimeve u vendosën në 743,01 miliardë juanë, 21,3% më shumë në bazë vjetore. (Irma)







