
Dy nga tre automjetet elektrike me bateri të shitura në mbarë botën në tremujorin e parë të 2022 patën pronarë të rinj në Kinë, bëhet e ditur në një studim të publikuar nga firma e rishikimit dhe konsulencës “PwC Strategy”, citon “Xinhua”.

Tregu i automjeteve elektrike me bateri në Kinë regjistroi më shumë se dyfishim në bazë vjetore, duke arritur pikën historike prej një milion njësive në tremujorin e parë, sipas studimit, i cili theksoi se ritmet e rritjes në Kinë vazhduan të tejkalojnë tregjet e tjera kryesore të automjeteve elektrike.
Gjermania mbeti tregu më i madh në Evropë për sa i përket njësive të shitura, por pjesa e tregut ishte më e lartë në Britani, kryesisht për shkak të rritjes së disponueshmërisë së produktit.

Në pesë tregjet kryesore evropiane, shitjet e këtyre automjeteve u rritën me 46% nga viti në vit në një total prej 210.940 njësi. Brenda një viti, prodhuesit gjermanë të automjeteve kishin dyfishuar pjesën e tyre në tregun kinez në 4%, deklaroi eksperti i “PwC”, Felix Kuhnert.
Shitjet globale në tremujorin e parë u rritën me 107% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Irma)(Foto:VCG)







