Të mërkurën, numri i viktimave nga COVID-19 në ShBA i kaloi 1 milionët. “Kurrë nuk e kishim menduar një humbje kaq të madhe”, komentoi media vendore.

“Kjo përbën një shifër tronditëse, sepse është sa popullsia e qytetit të dhjetë më të madh në ShBA, San-Hoze, dhe do të thotë që për çdo 330 amerikanë, ka një të vdekur nga pandemia”, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Në fakt, në fund të marsit të vitit 2020, qeveria amerikane, duke iu referuar modelit të të dhënave, parashikoi se nëse nuk merrej asnjë masë, numri i vdekjeve prej COVID-19 do të arrinte deri në 1.5-2.2 milionë. “Fakti që numri i viktimave e ka kaluar 1 milion tregon se modeli antiepidemik amerikan dështoi dhe u shndërrua në një katastrofë të të drejtave të njeriut”, theksohet në koment.


Kjo katastrofë në superfuqinë e vetme në botë, që vetëquhet si mbrojtësja më e madhe e të drejtave të njeriut, ka ardhur nga synimi i interesave vetjake politike.
Në fillim të shpërthimit të pandemisë, administrata e atëhershme amerikane e politizoi çështjen antiepidemike, duke minimizuar dëmet e sëmundjes vdekjeprurëse. Pas ardhjes në fuqi, administrata e tanishme krijoi “farsën” e hetimit të origjinës së virusit me anë të agjencive të zbulimit. Në të njëjtën kohë, konfliktet ndërpartiake e bënë ShBA-në të humbiste njëra pas tjetrës “periudhat e arta” për të frenuar përhapjen e virusit. Këto manipulime politike kanë sakrifikuar jetën dhe shëndetin e popullit amerikan, thekson komenti.(Foto:VCG)







