
Foto: Banorë vendorë punojnë për garantimin furnizimit me ujë në zonat malore të qytetit Chongqing(Foto:VCG)
Projektet e furnizimit me ujë në shkallë të gjerë pritet të mbulojnë rreth 54 për qind të popullsisë rurale të Kinës deri në fund të vitit, njoftoi Ministria e Burimeve Ujorem citon “Xinhua”.
Mbulimi i projekteve, të cilat synojnë të integrojnë furnizimin me ujë urban dhe rural dhe të standardizojnë shërbimet e ujit, ishte 52 për qind në zonat rurale deri në fund të vitit 2021.
Në tremujorin e parë të këtij viti, investimi i Kinës në ndërtimin e projekteve të furnizimit me ujë rural arriti në 15.4 miliardë juanë (rreth 2.34 miliardë dollarë amerikanë), i cili ndihmoi në përmirësimin e furnizimit me ujë për 4.29 milionë banorë ruralë.
Aktualisht, ka ende lidhje të dobëta në furnizimin me ujë në pjesë të zonave rurale të Kinës, për shkak të faktorëve që përfshijnë shpërndarjen komplekse të ujit dhe zhvillimin e pabalancuar dhe joadekuat rajonal.
Gjatë këtij viti, Kina do të bëjë përpjekje solide për të lehtësuar ndërtimin në shkallë të gjerë të projekteve të furnizimit me ujë rural dhe rinovimin e objekteve të vogla të ujit për të arritur zhvillimin e koordinuar të furnizimit me ujë urban dhe rural, tha Xu Dezhi, një zyrtar në ministri.
Sipas tij, rreth 3.07 miliardë juanë nga buxheti i qeverisë qendrore do të kanalizohen në mirëmbajtjen e objekteve të furnizimit me ujë rural këtë vit, 9.6 për qind më shumë se një vit më parë. (Irma)







