Foto: VCG

Foto: VCG

Konsumatorët kinezë janë relativisht më optimistë për të ardhmen në kontrast të mprehtë me rënien e besimit global të konsumatorëve, thuhet në një raport të publikuar nga firma konsulente globale “Ernst & Young” (EY).

Përafërsisht 60 për qind e të anketuarve kinezë besonin se financat e tyre personale do të përmirësoheshin vitin e ardhshëm, një numër më i lartë se mesatarja globale prej 48 për qind, sipas raportit të fundit të “EY Future Consumer Index”, i cili gjurmon ndryshimin e ndjenjave dhe sjelljeve të konsumatorëve në tregjet globale me 18,000 konsumatorë të anketuar në mbarë botën.

Ndërkohë, 43 për qind e konsumatorëve kinezë thanë se situata e tyre aktuale financiare është përmirësuar për shkak të reduktimeve të duhura të konsumit, që është 9 pikë përqindje më e lartë se mesatarja globale, treguan të dhënat nga raporti, citon “Xinhua”.

Ndërsa ndryshimi i klimës dhe zhvillimi i qëndrueshëm vazhdojnë të tërheqin vëmendjen globale, më shumë konsumatorë thanë se janë të vetëdijshëm për ndikimin e sjelljes së tyre të konsumit në mjedis dhe e përfshijnë atë si një nga faktorët kryesorë në konsideratat e tyre të konsumit, thuhet në raport.

Të dhënat treguan se 32 për qind e të anketuarve kinezë thanë se do t'i jepnin përparësi qëndrueshmërisë dhe mjedisit në blerjen e produkteve, më e lartë se mesatarja globale prej 26 për qind.