Foto nga VCG

Një paciente 106-vjeçare me Covid-19 u shërua dhe doli nga një spital në Changchun, kryeqendra e provincës Jilin të Kinës verilindore të shtunën, thanë autoritetet lokale.

Pacientja me mbiemrin Li është më e moshuara që është shtruar në spital në shpërthimin e fundit në Jilin, bën të ditur “Xinhua”. Ajo u diagnostikua me Covid dhe u shtrua në Spitalin e Parë Bethune të Universitetit Jilin më 14 prill. Pas një ekzaminimi gjithëpërfshirës, spitali zbuloi se ajo kishte probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë atrofinë e trurit.

Që nga 13 prilli, spitali ka ngritur një zonë trajtimi që është e specializuar në trajtimin e personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve dhe pacientëve të tjerë të paaftë për t'u kujdesur për veten. Më shumë se 130 pacientë janë shtruar atje, prej të cilëve 20 kanë dalë nga spitali.