Foto:VCG

Foto:VCG

Shtëpitë rurale në Kinë janë bërë segmenti me rritje më të shpejtë që nga pandemia Covid-19, nxitur nga udhëtarët që kërkojnë një mënyrë jetese më të relaksuar, të këndshme dhe më eksperiencë afër natyrës, zbuloi një raport i fundit, njofton “China Daily”.

Në mbarë vendin janë gati 800.000 shtëpi rurale të disponueshme online. Shumica e njerëzve që kanë bërë udhëtime rurale janë nga Pekini, Shangai, Guangzhou i provincës Guangdong, Chengdu i provincës Sichuan dhe Chongqing.

Mes atyre që rezervuan shtëpi në fshat, më shumë se 60 për qind e totalit ishin të lindur në vitet 1980 dhe 1990. Vjelja e frutave dhe perimeve, kërkimi dhe mësimi në bujqësi, bërja e punimeve artizanale dhe shijimi i ushqimeve të shijshme janë ndër aktivitetet më të njohura për turistët e shtëpive rurale, sipas “Tujia”, një platformë kineze e marrjes me qira të akomodimit afatshkurtër.

Në vitin 2021, vëllimi i rezervimeve të shtëpive rurale në Pekin u rrit me 10 për qind nga viti në vit dhe të ardhurat u rritën me 38 për qind nga viti në vit.

Tani, vëllimi i rezervimeve të shtëpive rurale përbën rreth 40 për qind të totalit të qirave afatshkurtra krahasuar me 30 për qind para pandemisë, sipas “Tujia”.