Foto:VCG

Foto:VCG

Një muze i ri arkeologjik u hap për publikun në Xi'an, kryeqendra e provincës Shaanxi në Kinën veriperëndimore.

Muzeu Arkeologjik Shaanxi, i cili paraqet historinë e arkeologjisë dhe teknologjive të mbrojtjes, ka një sipërfaqe ekspozite të brendshme prej 5800 metrash katrorë dhe një sipërfaqe të jashtme prej 10.000 metrash katrorë.

Në total janë 5215 ekspozime. Shumica e tyre shfaqen për publikun për herë të parë, duke përfshirë një gur varri të zbuluar me një epitaf të shkruar nga Yan Zhenqing, një nga kaligrafët më të njohur në historinë kineze, shkruan “Xinhua”.

Gjithashtu ekspozohen edhe objekte të restauruara nga arkeologët me teknologji të avancuara, duke përfshirë një karrocë bronzi, që daton që nga dinastia perëndimore Zhou (1046-771 p.e.s.).

Xi'an është i njohur për burimet e pasura të trashëgimisë së tij kulturore.

“Duke treguar skenën e vërtetë të gërmimeve, muzeu synon t'i japë publikut një vështrim më të afërt të kërkimit arkeologjik”, -tha Sun Zhouyong, kurator i muzeut. (Irma)