
Foto:VCG
Një ekip shërbimi gjuhësor u krijua në Pekin, duke ofruar ndihmë për dialektet, gjuhët e huaja dhe gjuhën e shenjave në situata emergjente.
Korpusi Kombëtar i Shërbimit Gjuhësor të Kinës u krijua bashkërisht nga 29 partnerë, duke përfshirë Universitetin e Gjuhës dhe Kulturës së Pekinit.
Nevoja për një shërbim të tillë u ngrit kur punonjësit mjekësorë nga pjesë të tjera të Kinës u dërguan në Hubei dhe patën probleme me të kuptuarit e dialekteve lokale, shkruan “Xinhua”.
Një referencë digjitale për përkthimin e dialekteve Mandarin-Hubei u mirëprit gjerësisht në atë kohë. Më shumë referenca të tilla dhe produkte të teknologjisë së informacionit do të jenë fokusi i punës në fazën tjetër, tha zëvendësministri i Arsimit i Kinës, Tian Xuejun. (Irma)







