Jerida: Gëvei tingxhun nimen hao! Prej më shumë se dy vitesh mbarë bota është përballur me virusin e rrezikshëm Covid-19, i cili siç dihet ka marrë mbi gjashtë milion jetë njerëzish si dhe ka shkaktuar e vazhdon të shkaktojë dëme të jashtëzakonshme ekonomike e sociale. Me sinologun Iljaz Spahiu do të flasim sot për rrugën që zgjodhi Kina për tu përballur me pandeminë Covid-19 dhe si ka arritur ajo të mbajë situatën nën kontroll.

Foto:VCG

Foto:VCG

Është e nevojshme të ndalemi pak tek mënyra që zgjodhi Kina për tu përballur me këtë pandemi, pasi tani pas më shumë se dy vjetësh humbjet në njerëz atje janë minimale dhe se masat e rrepta të zbatuara për të parandaluar përhapjen e virusit shpesh kanë ngjallur diskutime e polemika.

Iljaz Spahiu: Rruga “Zero infektime Covid-19”(清零政策) që zgjodhi Kina që në fillim për t’u përballur me Covid-19, ka treguar se se ishte më efektivja në luftën kundër pandemisë dhe këtë e tregon edhe numri i vogël i vdekjeve, më pak se 5000, krahasuar me popullsinë mbi 1.4 miliardë të Kinës, por njëkohësisht edhe me koston më të lartë ekonomike të përballuar nga shteti.

Jerida: Çfarë është politika Zero Infeksione dhe si është zbatuar ajo?

Iljaz Spahiu: Gjatë betejës mbi dyvjeçare kundër virusit, kjo politikë është vërtetuar si efektive. Pritet që për një periudhë jo të shkurtër, ajo të vijojë të ushtrohet në Kinë, si e vetmja mundësi për të kontrolluar dhe parandaluar epideminë.

-Qëndrimi dhe trajtimi disi ndryshe i pandemisë në përgjithësi nga gjithë vendet aziatike. Ka qenë me masa më të rrepta. Ka të bëjë ndoshta edhe mënyrën e jetesës dhe mentalitetin e popullsisë.

- Qëllimi kryesor i politikës Zero Infektime ose siç quhet ndryshe edhe politika dinamike “zero-COVID” (动态清零), është parandalimi i përhapjes së virusit, pra synon të bllokojë përhapjen e virusit përmes ndërhyrjeve në kohë. Shpejtësia dhe saktësia janë dy armët kryesore të kësaj politike, e cila përfshin edhe një sërë masash, që nga zbulimi i rasteve të infektimit, gjurmimi i tyre, deri te karantina dhe mjekimi.

-Në dy vitet e kaluara, Kina ka bërë çmos për të zbuluar, raportuar, garantuar dhe trajtuar sa më shpejt të prekurit me COVID-19. Në të njëjtën kohë ajo është duke përmirësuar në vazhdimësi masat e kontrollit të shënjeshtruar epidemik.

Foto:VCG

Foto:VCG

-Këto masa, së bashku me të tjera të zakonshme që përdoren në raste epidemish, i kanë mundësuar Kinës kufizimin e përhapjes së virusit dhe minimizimin e ndikimeve epidemike ndaj vendit.

-Pranvera e këtij viti e ka gjetur Kinën para sfidave të mëdha në betejën e saj kundër COVID-19, sidomos variantit më të ri të tij Omicron.

-Për shembull, Shangai, kryeqendra financiare e Kinës dhe metropoli me rreth 25 milionë banorë, ka hyrë në një menaxhim të përkohshëm mbylljeje, ndërsa numri i rasteve të reja i të prekurve nga koronavirusi i tipit të ri, po rritet me mijëra çdo ditë.

Ndërkohë shumë dyqane, qendra tregtare dhe pikat turistike janë mbyllur. Megjithatë mjaft kompani, duke përfshirë disa të huaja, vazhdojnë të funksionojnë. Gjithashtu institucionet financiare të qytetit garantojnë pa ndërprerje operimin normal të bursave të aksioneve dhe tregut të bonove të vendit.

Në të vërtetë vala e re epidemike e ka vënë politikën dinamike të “zero-COVID” të vendit para një testi të vërtetë. Gjatë betejës mbi dyvjeçare kundër virusit, kjo politikë është vërtetuar si efektive. Pritet që për një periudhë jo të shkurtër, ajo të vijojë të ushtrohet në Kinë, si e vetmja mundësi për të kontrolluar dhe parandaluar epideminë.

Efektet e kësaj politike dhe aftësia e Kinës në zbatim janë vërtetuar. Të dhënat statistikore tregojnë se që nga prilli i vitit 2020, infektimet sporadike dhe rajonale të raportuara në Kinë, kishin ardhur kryesisht nga jashtë.

Masat e kontrollit të Kinës duken të rrepta për sytë e disa vendeve. Megjithatë Kina e zgjodhi kët politikë për arsyen e vetme sigurinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, duke e konsideruar këtë si gjënë më të rëndësishme, pavarësisht kostove të larta ekonomike e financiare.

-Duke qenë një variant që përhapet me shpejtësi, shpesh pa simptoma ose simptoma të lehta, Omikron përhapet më me lehtësi dhe në shkallë të gjerë. Dhe dinamika e politikës zero synon eliminimin e çdo rasti të zbuluar, për të shmangur përhapjen dhe kolapsin e sistemit shëndetësor.

-Ndër 1.4 miliard banorët e Kinës, 267 milion janë të moshuar dhe mbi 250 milionë të tjerë, janë të mitur që mund të preken më lehtë nga virusi. Kështu që për kushtet e Kinës, parandalimi i përhapjes së virusit është i së njëjtës rëndësi me mjekimin e të infektuarve, pasi vendi nuk mund të përballojë një pasojë duke toleruar kontrollin e virusit. Nëse Kina heq dorë nga parandalimi i epidemisë dhe përqendrohet plotësisht mbi trajtimin e simptomave, sistemi mjekësor i vendit do të mbingarkohej dhe dobësohej shpejt.

-Kina aktualisht është në gjendje të kryejë testimin masiv në qytete të mëdha me mbi 10 milionë banorë, në vetëm 24 orë. Vendi ka përmirësuar edhe politikat e saj të karantinës së shënjestruar dhe mund të marrë masa të ndryshme sipas niveleve të rrezikshmërisë së infektimit në rajone të ndryshme dhe në bazë të kushteve lokale.

-Deri në fund të marsit, 1.24 miliard banorë, ose rreth 90% e popullsisë kineze, është vaksinuar plotësisht, duke përfshirë rreth 213 milionë të moshuar mbi 60 vjeç.

-Politika "COVID-zero dinamike" ka dy kuptime.

"Së pari, në rastin më ideal synon, të mos ketë raste infektimi në shoqëri, por tani për tani nisur edhe nga veçoritë e koronavirusit kjo gjë është e pamundur.

-Kuptimi i dytë, është arritja e identifikimit të shpejtë të rasteve dhe prerja e zinxhirit të përhapjes me të ndodhur epidemia.

Përgatiti Iljaz Spahiu

Foto:VCG

Foto:VCG

新冠肺炎- Xīnguān fèiyán (singuan feijen) Koronavirusi

疫情- yìqíng (iqin) epidemi

清零 - qīng ling (qinlin) Zero invektime

隔离- geli (Gë li) Karantim

封城- fēng chéng (fën çën) Mbyllja qytetit

病毒- bìngdú (Bind u) virus

群体免疫- qúntǐ miǎnyì (qyenti mien i) imuniteti i tufës

自然免疫- zìrán miǎnyì (xëzhan mien i) imuniteti natyral