“Ne i nxisim autoritetet amerikane të marrin të gjitha masat e duhura, të zbatojnë si duhet detyrimet ndërkombëtare, të ndryshojnë veprimet e njëanshme dhe të ecin në të njëjtin drejtim me përpjekjet ndërkombëtare për përballimin e krizës humanitare në Afganistan”. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të publikuar ditët e fundit nga 14 ekspertë të pavarur të çështjeve të të drejtave të njeriut të OKB-së, që i kërkuan qeverisë amerikane të zhbllokojë miliarda dollarë të bankës qendrore të Afganistanit.

Protestë në Afganistan kundër vendimit të Uashintonit për pasuritë e Bankë Qendrore të Afganistanit(Foto:)

Protestë në Afganistan kundër vendimit të Uashintonit për pasuritë e Bankë Qendrore të Afganistanit(Foto:)

Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, mbase miliarda dollarë amerikanë nuk duken shumë në sytë e Uashingtonit, por për Afganistanin, që ka vuajtur për shumë vjet nga luftërat dhe ndodhet në periudhën kyçe të rindërtimit, ky është një fond jetik. Sipas organizatave ndërkombëtare, tani mbi 23 milionë afganë kanë nevojë emergjente për ushqim dhe mbi 4 milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Gjatë luftës së nisur nga ShBA-ja që zgjati për 20 vjet, mbi 100 mijë banorë afganë humbën jetë dhe afro 11 milionë u bënë refugjatë. Edhe pse në gushtin e vitit të kaluar trupat amerikane u tërhoqën nga Afganistani, Uashingtoni nuk i hoqi duart nga ky vend i shkatërruar. Autoritetet amerikane morën vendimin në shkurtin e sivjetshëm të ndanin në dy pjesë afro 7 miliardë dollarë amerikanë pasuri të bankës qendrore të Afganistanit në ShBA. Një nga këto pjesë do të përdoret për kompensimin e viktimave të 11 Shtatorit. Analistët vunë në dukje se afganët nuk kanë të bëjnë me 11 Shtatorin dhe viktimat e kësaj ngjarjeje të ndodhur para 20 vjetësh në Nju- Jork, dhe ShBA-ja nuk ka të drejtë të përdorë paratë e popullit afgan për kompensim.

Protestë në Afganistan kundër vendimit të Uashintonit për pasuritë e Bankë Qendrore të Afganistanit(Foto:)

Protestë në Afganistan kundër vendimit të Uashintonit për pasuritë e Bankë Qendrore të Afganistanit(Foto:)

Protestë në Afganistan kundër vendimit të Uashintonit për pasuritë e Bankë Qendrore të Afganistanit(Foto:)

Protestë në Afganistan kundër vendimit të Uashintonit për pasuritë e Bankë Qendrore të Afganistanit(Foto:)

Ajo që po bën ShBA-ja në Afganistan është vetëm maja e ajsbergut e shkeljes së sovranitetit dhe të drejtave të njeriut prej saj në vende të tjera. “Nga Iraku, Siria, deri në Kubë dhe Iran, nën prektekstin e ‘demokracisë’, të ‘të drejtave të njeriut’ dhe ‘lirisë’, ShBA-ja ka nisur luftëra dhe ka shpërdorur sanksionet, duke shkaktuar shumë kriza humanitare. Tani, si nxitësja më e madhe e konfliktit Rusi-Ukrainë, ShBA-ja, që premtoi për të marrë 100 mijë refugjatë ukrainas, pranoi vetëm 12 të tillë në mars. Ndërsa, nga ana tjetër, mbi 5 milionë refugjatë që shkuan në vendet fqinje europiane po i sjellin ‘kontinentit të vjetër’ krizën më të madhe të refugjatëve pas Luftës së Dytë Botërore. Fakte të tilla kanë vërtetuar shumë herë se politikanët amerikanë që synojnë sigurinë dhe hegjemoninë absolute, nuk kanë të drejtë të komentojnë për demokracinë apo të drejtat e njeriut në vende të tjera. Ndërsa për thirrjen e ekspertëve në deklaratën e përbashkët, bota po pret që ‘mbrojtësja’ e të drejtave të njeriut të reagojë”, përfundon komenti i CMG-së.