
Automjeti me vetëdrejtim i kompanisë "Pony.AI"(Foto:VCG)
“Pony.ai”, një kompani fillestare kineze për teknologjinë e drejtimit autonom të makinave në qytetin Guangzhou të Kinës Jugore, mori lejen e parë në vend për ofrimin e shërbimeve të taksive me vetëdrejtim.
Që nga maji, kompania do të lejohet të vërë në funksionim 100 automjete “autonome” si taksi në distriktin Nansha të qytetit në një sipërfaqe më shumë se 800 kilometra katrorë.
Ajo planifikon njëkohësisht të nisë shërbime të ngjashme në dy qytete të tjera të mëdha të Kinës vitin tjetër.
Në fund të vitit të kaluar, “Pony.ai” u autorizua të fillonte prova komerciale të automjeteve të saj pa drejtues në Pekin. Së bashku me gjigantin teknologjik “Baidu”, ajo është një ndër të parat që kanë nisur shërbime të tilla pilot.(Zhang Yan/Artan)







