Foto:VCG

Foto:VCG

Një vaksinë e çaktivizuar kundër variantit “Omicron” të koronavirusit të tipit të ri ndodhet në fazën e provave klinike në Kinë, bëri të ditur të martën Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore e vendit.

Siç mësohet, vaksina e krijuar nga Grupi Bioteknologjik Kombëtar i Kinës pranë gjigantit farmaceutik kinez “Sinopharm”, është në studim që prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Kompania deklaroi se rezultatet nga testet fillestare, si vlerësimi i sigurisë së përdorimit te kafshët dhe studimi i imunogjenicitetit, treguan se vaksina mund të prodhojë titer të lartë të antitrupave neutralizues kundrejt varianteve të ndryshme, duke përfshirë “Omicron”-in.

Në provat klinike do të përdoret një metodë studimi grupore dhe rastësore, me të ashtuquajturën “verbëri të dyfishtë”, te personat mbi 18-vjeçarë që kanë bërë dy ose tre doza të vaksinës kundër COVID-19.(Zhang Yan/Artan)