Presidenti kinez Xi Jinping shkoi në Universitetin “Renmin” të Kinës në Pekin për inspektim të hënën në mëngjes, në prag të Ditës së Rinisë të Kinës, e cila bie më 4 maj.

Presidenti kinez Xi Jinping takohet me studentët e Universitetit Renmin, 25 prill, Pekin(Foto:Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping takohet me studentët e Universitetit Renmin, 25 prill, Pekin(Foto:Xinhua)

Xi u shprehu përshëndetje për këtë ditë të rinjve të të gjitha kombësive në mbarë vendin dhe u dërgoi urime të sinqerta të gjithë atyre që punojnë në sektorin e arsimit dhe që merren me rininë. Ai tha se shpreson që të gjithë të rinjtë të angazhohen për rilindjen e kombit kinez dhe të jenë në lartësinë e moshës së tyre, të misionit të epokës dhe të shpresave të njerëzve. Ata duhet të “vrapojnë” me të gjitha forcat e tyre në “pistën e rinisë” dhe të arrijnë rezultatet që priten prej të rinjve sot.

Xi Jinping-u gjithashtu i inkurajoi studentët e Universitetit “Renmin” të Kinës që të ruajnë besimin në rrugën, teorinë, sistemin dhe kulturën e socializmit me karakteristika kineze dhe të përpiqen të jenë udhërrëfyes në udhëtimin e ri për ta kthyer Kinën në një vend socialist modern në të gjitha aspektet.

Xi u takua me përfaqësues të pedagogëve dhe studentëve në sallën veriore të Pallatit Sportiv të Shekullit dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm.

“Në Kinë, një vend me një histori veçantë, kulturë të veçantë dhe kontekst të veçantë kombëtar, ne nuk mund të ndjekim verbërisht të tjerët ose thjesht të kopjojmë standardet dhe modelet e huaja kur krijojmë universitetet tona të klasit botëror. Përkundrazi, ne duhet të nisemi nga realiteti i vendit tonë dhe të hapim një rrugë të re për ndërtimin e universiteteve të klasit botëror me karakteristika kineze,” theksoi ai.

Presidenti kinez Xi Jinping takohet me profesorë të universitetit Renmin, 25 prill, Pekin(Foto:Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping takohet me profesorë të universitetit Renmin, 25 prill, Pekin(Foto:Xinhua)

Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje më tej se bota po kalon ndryshime të thella të papara në një shekull dhe bota ka hyrë në një periudhë të re turbullirash dhe transformimi. “Është e domosdoshme t'u përgjigjemi pyetjeve të kohës sonë: Çfarë ka ndodhur me botën? Ku do të shkojë njerëzimi?” tha ai.

Xi u bëri thirrje studiuesve të filozofisë dhe shkencave shoqërore që të kenë një orientim të qartë, parime të vërteta, njohuri të thella dhe sjellje të drejtë morale, t’i marrin me ndërgjegje çështjet e Kinës, të botës, të njerëzve e të kohës sonë si përgjegjësitë e tyre akademike dhe t’i trajtojnë rrugën, qeverisjen dhe parimet e Kinës si idealet dhe synimet e tyre.

Ne duhet të shfrytëzojmë plotësisht rolin unik të filozofisë dhe shkencave shoqërore në integrimin e kulturës kineze dhe kulturave të huaja dhe në rritjen e shkëmbimeve ndërmjet tyre, u shpreh presidenti Xi, duke bërë thirrje për përhapjen e zërit, teorive dhe mendimeve të Kinës, për të bërë që Kina të kuptohet më mirë nga bota dhe për të kontribuuar në ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Arsimi është një kauzë që mishëron mirësinë dhe dashurinë.

Ajo që thonë ata duhet të shërbejë si udhërrëfyes për nxënësit dhe ajo që ata bëjnë duhet të shërbejë si shembuj për kohën – ky është kodi i sjelljes për mësuesit. Ata duhet të kultivojnë vazhdimisht karakterin e tyre moral dhe të ndikojnë te nxënësit me shembujt e tyre. Ata duhet të veprojnë si model për nxënësit në mësimin, ndjekjen e karrierës dhe sjelljen e tyre. Mësuesit duhet të përpiqen të jenë modele të respektuara dhe të ndjekura nga e gjithë shoqëria.

Universiteti “Renmin” i Kinës është universiteti i parë modern i themeluar nga Partia Komuniste e Kinës. Përgjatë dekadave të përkushtimit ndaj arsimit të lartë, ky universitet është fokusuar në studimet e shkencave humane e shoqërore dhe në mësimin e studimin e marksizmit, prandaj konsiderohet si "flamurtar i arsimit të lartë të Kinës në shkencat humane dhe shoqërore".(Artan)