
Foto nga VCG
“CNOOC Limited”, kompania kombëtare e naftës e Kinës, ka filluar prodhimin e naftës në dy projekte, projektin e fazës së parë veriore të fushës së naftës Luda 5-2 dhe projektin e zhvillimit të bllokut të fushës së naftës Kenli 6-1 4-1, njofton “Xinhua”.
Projekti i fazës së parë veriore të fushës së naftës Luda 5-2 ndodhet në gjirin Liaodong të Detit Bohai, me një thellësi mesatare uji prej 32 metrash. Projekti pritet të arrijë kulmin e prodhimit prej rreth 8200 fuçi naftë bruto në ditë në vitin 2024.
Projekti i zhvillimit të bllokut 4-1 të fushës së naftës Kenli 6-1 ndodhet në jug të detit Bohai, me një thellësi mesatare uji prej 17 metrash dhe kjo fushë nafte pritet të arrijë kulmin e prodhimit prej rreth 4000 fuçi naftë bruto në ditë në vitin 2022.
“CNOOC Limited” ka 100 për qind interes në fushën e naftës Luda 5-2 në veri dhe në bllokun e fushës së naftës Kenli 6-1 dhe vepron si operator.
Kompania mëmë “China National Offshore Oil Corporation”, me seli në Pekin, është prodhuesi më i madh në vend i naftës bruto dhe gazit natyror në det të hapur.







