Foto nga VCG

Organet e prokurorisë në Kinë miratuan ndalimin e më shumë se 9000 të dyshuarve të përfshirë në mbi 5200 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale (IPR) nga fillimi i vitit 2021 deri më 2022-shin, bëri të ditur Prokuroria e Lartë Popullore, njofton “Xinhua”.

Shifrat gjithashtu treguan se gjatë kësaj periudhe, më shumë se 16.000 të dyshuar të përfshirë në mbi 7800 raste të tilla u ndoqën penalisht.

Ndërkohë, organet prokurore kanë përmirësuar mbikëqyrjen e tyre të procedurave administrative civile. Ata gjithashtu kanë rritur studimin për problemet ligjore, siç janë sjelljet monopoliste, regjistrimi i markës tregtare dhe abuzimi me të drejtat e ndërmarrjes.