Foto nga VCG

Banka Qendrore e Kinës njoftoi se do të ulë raportin e rezervës së detyrueshme për depozitat në valutë me 1 pikë përqindje nga 9% në 8%, duke nisur që nga 15 maji.

Njoftimi është dhënë nga Banka Popullore e Kinës në një deklaratë “online”, citon “Xinhua”.

Sipas bankës, kjo nismë synon të forcojë menaxhimin e valutave të huaja në institucionet financiare kineze.